Vendasit duan kreun, miqtë të bëjnë kthesën

Juventus – Milan nuk është kurrë një ndeshje e zakonshme edhe kur ekipet kanë një diferencë 16 pikë mes njëri-tjetrit. Rivaliteti historik pritet të reflektohet edhe sot në mbrëmje në Torino.

Kjo ndeshje është një shtysë për Juventus që të kthehet në krye ku pas fitores 2 – 1 me Verona është Inter. Trajneri i Juventus, Maurizio Sarri e vlerëson kundërshtarin, pavarësisht pozitës që ndodhet.

“Milan ka një ekip të mirë, që nuk e nisi mbarë sezonin. Është një skuadër që po rindërtohet dhe ka vështisi si çdo ekip që të kthehet. Ka të rinj që të ardhmen mund të bëjnë diçka të rëndësishme”.

Lojtarët e Milan mund të motivohen për të bërë kthesën. Këtë mendon edhe trajneri Stefano Pioli.

“Ndeshja ndaj Juventus është një mundësi. Ta fitosh do të thotë të kesh një shtysë të madhe nga ana psikologjike”.

Kuqezinjtë duhet që të thyejnë edhe një tabu, të fitojnë në Juventus Stadium për herë të parë.

Tv Klan