Bylis-Tirana dhe Kukësi-Teuta përballen në gjysmëfinale

Kupa e Shqipërisë do të luajë sot gjysmëfinalet e para. Në orën 17:45 Bylisi do të presë Tiranën në Ballsh.

Përballja tjetër mes Kukësit dhe Teutës do të nisë në orën 20:45 dhe do të zhvillohet në Elbasan.

Ndeshjet e kthimit janë parashikuar të luhen më 15 Korrik, ndërsa finalja më 2 Gusht. Fituesi merr pjesë në Europa League.

Tv Klan