Sot luhet Moldavi-Shqipëri

Posta

Sot luhet Moldavi-Shqipëri

15:45 14/10/2019

Reja: Do të ketë ndonjë ndryshim në formacion

“Unë e mbaj zakonisht grupin, por do të ketë ndonjë ndryshim, pasi ka nga ata të cilët janë lodhur, por ka kohë deri në momentin e nisjes së sfidës”.

Këto ishin fjalët e Edy Reja, 24 orë para ndeshjes me Moldavinë ku synohet fitorja për pikët që ndihmojnë për vendin e tretë në grup dhe një hap tjetër drejt përmirësimit të lojës. Reja nuk tregoi shumë, por mund të ketë lëvizje në disa reparte, edhe pse nuk përjashtohet ndonjë surprizë e momentit të fundit. Minuta mund të kenë edhe për lojtarët e grumbulluar rishtazi, diçka e paralajmëruar edhe ndaj Turqisë, por që nuk ndodhi. Me përfaqësuesen moldave kemi 3 fitore dhe 1 barazim. Kundërshtarët e vlerësojnë nivelin e Shqipërisë.

“Do të luajmë ndaj një skuadre më serioze, e cila është më e fortë se Andorra. Të shohim si e kalojmë këtë test, por nuk e fsheh dot që jemi në moment të vështirë. Duhet të bëhemi gati për duelin e radhës, Shqipëria ka lojtarë që luajnë në Gjermani apo Itali, vetëm 2 të grumbulluar nga kampionati i saj”.

Në ndeshjet e tjera të grupit Franca do të presë Turqinë, ndërsa Islanda do të luajë me Andorrën.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi