Air Albania stadium mbledh ish-futbollistë të disa kombëtareve

Një mbrëmje bamirësie në Air Albania Stadium. Ish-futbollistë të Shqipërisë, Italisë, Turqisë dhe Greqisë do të zbresin sot në fushë dhe të ardhurat që do të mblidhen nga ky turne do të shërbejnë për të ndihmuar të dëmtuarit nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Një pjesë e ish-lojtarëve shkuan vetë te disa nga zonat e prekura. Ata treguan menjëherë gatishmërinë për të qenë pjesë e kësaj nisme solidariteti.

Zambrotta, Perrotta apo ish-trajneri i kuqezinjve De Biasi, Karagounis, Altintop janë një pjesë e atyre që kanë zgjedhur t’i bashkohen kësaj mbrëmje.

Te Shqipëria është një ekip ëndrrash, mjafton të përmendim Strakoshën, Hasin, Canën, Muratin, Aliajn, Jupin, Bushin, Lalën, Skelën, Duron, Rrakllin, Taren, Bogdanin, Deden e shumë të tjerë.

Një mbrëmje që pret përkrahjen e të gjithëve dhe që nis në orën 18:00 në Air Albania Stadium, ku do të ketë futboll dhe muzikë.

Tv Klan