Sot luhet Superkupa e Francës


Sot luhet Superkupa e Francës

19:30 01/08/2021

PSG tenton hakmarrjen ndaj Lille, mungojnë Neymar e Ramos

Sezoni futbollistik në Francë do të ndez mbrëmjen e sotme prozhektorët, pasi në Tel Aviv të Izraelit do luhet finalja e SuperKupës mes Lil dhe PSG.

Kjo sfidë shihet si ajo hakmarrëse nga ana e skuadrës kryeqytetase, që humbi titullin e Ligë 1 kundrejt Lille me vetëm 1 pikë. Por për trajnerin e PSG, Maurisio Poketino, kushdo që luan për parisienët duhet të luajë për të fituar dhe jo për të marrë hak.

Trajneri argjentinas nuk do ketë në dispozicion dy transferimet e kësaj merkato vere, si Sergio Ramos dhe Donaruma.

Ndërkaq, ende me skuadrën nuk është grumbulluar ylli i ekipit, Neymar. Gjithsesi, Poketino do ketë në dispozicion, kampionin e Europës, Marko  Verrati, Kilian Mbape dhe Angel di Maria.

Në krahun tjetër. Lille do të tentojë të bëj dopietën e trofeve në prag të sezonit të ri. Por ndaj PSG do e ketë shumë të vështirë, pasi kjo e fundit vjen më e motivuar se kurrë për një rezultat pozitiv. Sfida mes Lille dhe PSG do nis në orën 20:00.

Klan News







Të ngjashme