Meta thërret qytetarët në rrugë kundër qeverisë

Sot pasdite në orën 17:00, Presidenti Ilir Meta ka thirrur në bulevardin “Dëshmoret e Kombit” manifestimin kundër atij që e konsideron një grusht shteti të Rilindjes.

Me argumentin se do të mbrojë Kushtetutën dhe kapjen e shtetit, Meta i ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në tubim. Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë konfirmuar daljen e tyre në manifestim. Pritet që Meta të firmosë publikisht një dekret, për të cilin nuk ka dhënë detaje.

Disa javë më parë, Kuvendi kaloi ligjin që i heq ekskluzivitetin e betimit tek Presidenti për anëtarin e zgjedhur të Gjykatës Kushtetuese, duke provokuar një seri akuzash nga ana e Presidentit.

Një ditë më parë, kreu i shtetit paralajmëroi një kallëzim në SPAK për mënyrën si kaloi në Kuvend ligji për tatimin për dividentin, duke i bërë thirrje sipërmarrësve të dalin në bulevard.

Tv Klan