Në Mal të Zi ka nisur votimi për zgjedhjet presidenciale, ku në garë janë 7 kandidatë. Në sondazhet e bëra më parë doli se mbështetjen më të madhe e gëzon ish-kryeministri dhe ish-presidenti i vendit, Millo Gjukanoviç, i cili ka një mbështetje edhe nga qytetarët shqiptarë.

 Të drejtë vote kanë 532 mijë e 599 qytetarë dhe ata do të mund të votojnë në 1 mijë e 214 vendvotime që do të jenë të hapura prej orës 07 deri në orën 20:00. I pari në listë është kandidati i Malit të Zi të Vërtet, Marko Millaçiç, i dyti, Mlladen Bojaniç, kandidati i Frontit Demokratik, Demokratëve, Partisë Socialiste Popullore dhe Lëvizjes qytetare URA.

 Kandidati i Partisë së Drejtësisë dhe pajtimit, Hazbija Kallaç është i treti në listë, kurse i katërti Vasilije Miliçkoviç, përfaqësues i grupit të zgjedhësve Aleancës Qytetare dhe Partisë së Pensionistëve, kurse i pesti është, Dobrillo Dedeiç, përfaqësues i koalicionit serb.