Sot mbledhja e Komitetit të Ekspertëve

Komiteti i Ekspertëve


Sot mbledhja e Komitetit të Ekspertëve

08:57 01/03/2021

Pritet ndryshim i masave kundër pandemisë

Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet të mblidhet sot për të diskutuar masat kundër përhapjes së pandemisë së Covid-19. Ekspertët e këtij Komiteti kanë deklaruar se nuk përjashtohet mundësia e shtrëngimit të mëtejshëm të masave për shkak të rritjes së numrit të infektimeve dhe viktimave.  

Aktualisht ndalohet qarkullimi nga ora 20 deri në 6 të mëngjesit. Në këtë orar mbyllen baret dhe restorantet, ndërsa mësimi vijon online në 10 bashki të konsideruara me rrezik të lartë si dhe i universiteteve.

Mbeten të pezulluara fluturimet me Britaninë e Madhe.

Tv Klan







Të ngjashme