Do jepen 3 çmime të ndryshme

Pak minuta na ndajnë nga finalja e madhe e festivalit Kënga Magjike, edicioni i 22-të. Ashtu siç kemi ndjekur 2 netët e para të festivalit, pas 22 vitesh ky festival për shkak të situatës së pandemisë është konceptuar ndryshe, si një koncert show në këngën “E Diela Shqiptare”.

Me pamjet e mrekullueshme që ofron skenografia e mjeshtrit italian Gaetano Castelli, Drejtori i Fotografisë, Ivan Pierri dhe regjia nga Aldon Lipe, presim sonte emocion, magji dhe super performanca nga këngëtarët finalistë…

Numra artistikë krijuar ekskluzivisht vetëm për festivalin Kënga Magjike. Të ftuar specialë dhe sigurisht nuk do të mungojnë as surprizat, siç producenti Ardit Gjebrea di t’i realizojë…

Ndryshe nga edicionet e kaluara, nuk do të ketë çmime për të gjithë finalistët, por vetëm 3 çmime: Best New Artist, Best International Artist dhe sigurisht të gjithë në ethe për çmimin e madh, Kupën Magjike!

Tv Klan