Të fuar në studion lëvizëse këtë të premte në “Aldo Morning Show” në Tv Klan, kanë qenë fituesit e edicionit të parë të “Love Island Albania”, Arlindi dhe Ueda.
Ata folën për marrëdhënien e tyre dhe treguan detaje të reja rreth planeve që kanë përgatitur. Çifti tha se sot në darkë kanë për të shkuar në Gjermani së bashku, për të takuar familjen e Arlindit.
E meqë po flasim për këta të fundit, Ueda u shpreh se kur u takuan në fillim, ata i kishin bërë një surprizë shumë të bukur dhe e bënë atë të ndihej shumë mirë, tamam si “vajza e tyre“.
Aldo: Si po ju duket tani jashtë shtëpisë?
Ueda: Besoj se jemi duke marrë një frymë të re jashtë vilës, Jo, shumë bukur jemi duke shkuar, jashtë mase.
Aldo: Jeni takuar me rob e me njerëz e me të gjitha?
Ueda: Po me të gjithë me thënë të drejtën. Me familjen e Arlindit, me familjen time.
Aldo: Çfarë thua ti më? I paskeni bërë këto ë?
Ueda: Po, nuk i kemi bërë të afërmit akoma sepse babin e kam në Londër dhe prindërit e Arlindit janë në Gjermani.
Aldo: Po do takoheni?
Ueda: Do shkojmë nesër në Gjermani.
Aldo: Takohuni në Francë më. Rrini në mes. Po mirë, ti ke takuar njerëzit e Arlindit. Kaq të bukur janë ata sa Arlindi?
Ueda: Shumë të bukur. Janë shumë njerëz të mirë, ndihem si vajza e tyre. Jam shumë e lumtur.
Aldo: Çfarë thoshin pash Zotin?
Arlindi: Një dhuratë direkt. Realisht ishte shumë gjë e bukur.
Aldo: Çfarë ju sollën dhuratë?
Ueda: Një lule. Orkidenë.
Arlindi: Me një kartë poshtë që shkruante: ‘Welcome to the family’ (Mirë se erdhe në familje).
Ueda: U ndieva shumë mirë. Nuk e di si kam me e sjellë në Gjermani se ndoshta më thonë për ta lënë në aeroport. Por ishte shumë e bukur.
Aldo: Ti çfarë ke bërë aty për prindërit e Arlindit? Duhet me menduar dhuratat.
Arlindi: Ka kohë.
Aldo: Na ka ardhur nusja, se nusja nuk mund të vijë me duar në xhepa.
Ueda: Kam ardhur vetë, jam në krah të tij.
Aldo: T’ju jap një ide?
Ueda: Po.
Aldo: Nesër niseni juve?
Ueda: Po, nesër.
Arlindi: Jo sot
Ueda: A sot më fal, sot në darkë.
Aldo: Gjej kavanoz me mjaltë dhe çojua.
Ueda: Nuk ka me qenë surprizë tani që e the ti. /tvklan.al