real1Real Madrid do të luajë sot në Anfield Road për të mundur për herë të parë Liverpool dhe faza tjetër e UEFA Champions League do të jetë më pranë.

Madrilenët që ndodhen në krye të Grupit B me pikë të plota synojnë fitoren e parë me ekipin anglez që para 5 vjetësh arriti të triumfonte edhe në Spanjë.

Brendan Rodgers – Trajner i Liverpool: “E dimë që shtë një ndeshje e rëndësishme për ekipin. Nuk jemi në të njëtin nivel si sezonin e kaluar për shumë arsye, por ky është një aktivitet i veçantë dhe kam besim se kemi lojtarë të aftë që të përballen me një kundërshtar të nielit të Real Madrid”.

Carlo Ancelotti – Trajner i Real Madrid: “Mendoj se do të jetë një ndeshje spektakolare. Do të jetë një sfidë me ritëm të lartë dhe ne do të bëjmë të pamundurën për të marrë 3 pikët. Më pëlqen që të luajmë me të njëjtë taktikë në sfushën tonë dhe jashtë. Pra të luajmë me të njëjtën dëshirë”.

Supersfidën e javës së tretë në Champions League do ta ndiqni direkt në Klan dhe Klan HD.

Ndeshja tjetër e grupit luhet mes Ludogorets dhe Basel në Sofje.

Juventus do të ketë përballë një kundërshtar të vështirë si Olympiakos që është tepër i rrezikshëm në fushë e tij.

Në sfidën tjetër të Grupit A, Atletico Madrid do të luajë me Malmo.

Takimet e Grupit C do të vendosin përballë Bayer Leverkusen me Zenit, ndërsa Benfica që nuk ka asnjë pikë nuk mund të gabojë më me Monaco.

Në Grupin D, ndër më të vështirët në këtë sezon Galatasaray do të sfidojë Borussia Dortmund që nuk po kalon një peridhë të mirë në kampionat.

Anderlechet i Besnik Hasit do të presë Arsenal.

Tv Klan