Coronavirus

TËRMET 2019


EMISIONET NË TV KLAN

SERIALET NE TV KLAN

SERIALET NE TV KLAN

Osmani (Ertugrul)

Suksesi vazhdon… Si do të rrjedhë historia e djalit të Ertugrulit? Osmani, ai që themeloi perandorinë më të madhe të kohës. Seriali më i shumëpritur, Osmani, produksioni më i madh me seritë e reja në televizionin më të madh shqiptar. Osmani, nga saga e Ertugrul, premierë ekskluzive nga 10 Marsi në Tv Klan.

  • E martë & e mërkurë ora 21:00

Lule të vetmuara

Ejlyl një vajzë 16-vjeçare e ngacmuar seksualisht nga njerku i saj. Duke mos e besuar nëna e braktis duke e dërguar në jetimore. Ejlyl tashmë e vetmuar njihet aty me vajza të tjera jetime, ku secila prej tyre ka një histori të dhimbshme. Një dramë familjare dhe njerëzore, një histori mbijetese e disa vajzave të reja në një botë të madhe, ku ato janë “Lule te vetmuara”.

  • E hënë - e shtunë ora 16:05

Sulejmani i Madhërishëm

Seriali historik që ka thyer të gjitha rekordet e shikueshmërisë, një fenomen televiziv, i shfaqur në më shumë se 75 shtete. Seriali flet për 46 vitet e sundimit të Sulltan Sulejmanit, i njohur si ligjëvënësi. Dashuria e madhe për sulltaneshë Hyrremin, skllavja nga Ukraina që i fitoi atij zemrën dhe ndryshoi rregullat e haremit. Bëhet fjalë për Sulltanatin më të rëndësishëm në shekullin madhështor të sulltanit të 10, Sulejmanit, më jetëgjati në fron i Perandorisë Osmane. Premierë si asnjëherë më parë në ekranin e Tv Klan.

  • E hënë - e shtunë ora 18:20

ÇUKUR

“Çukur” (Gropa) është emri i një prej lagjeve më të rrezikshme të Stambollit, ku të gjithë njerëzit e cilësojnë njëri-tjetrin anëtarë të një familjeje të madhe që mbijetesën e siguron nga paratë e krimit. Një histori rrënqethëse mbi dashurinë, familjen dhe komunitetin, bazuar tek një i ri që rikthehet në lagjen e tij të vjetër për të zëvendësuar të atin si kreu i një klani kriminal. “Çukur” tregon historinë e Jamaçit nga familja influente Koçova që sundon Çukurin. Kur Jamaç takon Senën, ai bie në dashuri me të dhe martohet brenda pak ditësh.

  • E shtunë & e diel ora 20:10

Kryeqyteti Abdylhamid

Abdylhamit Han ishte sulltani më modern dhe inovator i të gjitha kohërave. Ai kishte shumë projekte për të ardhmen e shtetit, madje planifikoi edhe një tunel nënujor në Stamboll, i cili u ndërtua në vitin 2017. Ai ishte vizionar dhe filantropist. Sidoqoftë, si pasojë e disa tradhtarëve brenda pallatit dhe madje edhe brenda familjes së tij, ai nuk arriti dot t’i përfundonte të gjitha projektet e planifikuara.

  • E hënë - e premte ora 20:00

Intrigat e pushtetit

Fituesi i 35 çmimeve ndërkombëtare, nga 206 kandidatura. 2 çmime “Golden Globe” si seriali dramatik më i mirë i vitit dhe seriali më i kandiduar në çmimet Emmy. Seriali politik më i ndjekur dhe më i përfolur i 5 viteve të fundit. Hakmarrja e një politikani sëbashku me gruan e tij, kundër atyre që e tradhtuan. I mashtruar nga Shtëpia e Bardhë, një kongresmen amerikan vendos të ngjitet i pamëshirshëm në majën më të lartë të pushtetit. Shantazhi, joshja dhe ambicia janë armët e tij.  Një nga serialet më të klikuar në Netflix, për herë të parë në një televizion shqiptar. Me Kevin Spacey dhe Robin Wright, “House of Cards”, seriali i rekordeve në audiencë, premierë ekskluzive në Tv Klan.

  • E enjte - e shtunë ora 21:00

Nënë

Një dramë rrëqethëse për një grua të rritur jetime. Dhe një vogëlusheje engjëllore, por që keqtrajtohet në shtëpi.Zejnep e rritur e vetme pa nënën e saj që e urren, miqësohet me Melek, një vajzë e qeshur, e cila fsheh brenda një drame të madhe.Jeta e Zejnep ndryshon përgjithmonë, teksa ajo behet dëshmitare e një keqtrajtimi mizor. Ajo duhet të behet shpëtimtarja e Melek duke u bërë nëna e saj.A do te arrijë Zejnep të ndryshoje jetën e Melek?Me aktoren e famshme Cansu Dere (e njohur në Shqipëri si Ejshani e serialit Ezel), një serial që të emocionon.

  • E hënë - e shtunë ora 13:30

Kallezo

PolitikëMË shumë

KËMBIMI VALUTOR
Valuta Blihet Shitet

EUR

125

126.5

USD

114

116

GBP

141.5

144.5

CHF

117

120

Horoskopi 26 Maj 2020
Dashi

Ka shumë energji rreth jush. Kjo mund të ndikojë në lidhjen dashurore. Do të keni mundësinë që të dy të eksploroni ndjenjat në një mënyrë që është e sigurt për ju.

Demi

Radhitja aktuale e planeteve ju inkurajon që të zgjidhni një person që të jetë partneri/ja në të ardhmen. Do të zgjidhni mes shumë mundësive. Megjithëse nuk do t’i njihni të gjitha këto raste, do të kuptoni se një person është shumë i veçantë.

Binjaket

Keni nevojë për një qëllim në mënyrë që të lejoni ndjenjat që të dalin në sipërfaqe. Radhitja e planeteve ju jep sot këtë mundësi për të cilën shpresonit.

Gaforrja

Keni për t’i thënë diçka të rëndësishme partnerit/es, por po vrisni mendjen nëse doni të flisni pasi e dini që ato fjalë kanë shumë kuptim. Keni frikë se do të keqkuptoheni prandaj nuk do ta hapni gojën. Duhet që të përshtateni me situata të tilla.

Luani

Të gjitha veprat ia dedikoni një personi special. Radhitja e planeteve tregon se ju keni arritur në një nivel të caktuar në marrëdhënien në çift dhe doni ta çoni edhe më thellë.

Virgjeresha

Do të njihni dikë, për të cilin ia vlejnë të gjitha përpjekjet. Por pavarësisht kësaj, ju po merrni një drejtim tjetër. Duhet ta nisni me ngadalë dhe të njihni-njëri-tjetrin.

Peshorja

Yjet parashikojnë që edhe nëse njihni dikë, do të shkoni shumë mirë bashkë. Në këtë fazë mund të jetë më shumë si shoqëri. Megjithatë ju e dini që lidhjet më të mira fillojnë nga zeroja dhe dashuria rritet me kalimin e kohës.

Akrepi

Dita do të kalojë në harmoni të plotë. Në këtë mënyrë kjo gjë do të ndikojë në uljen e çdo tensioni. Përdoreni këtë mundësi për t’i treguar të dashurit/ës se dini të bëni gjëra praktike nga thellësia e zemrës.

Shigjetari

Radhitja e planeteve ju jep ndjenjën e sigurisë për të cilën shpresonit prej kohësh. Do të kuptoni që personi me të cilin jeni lidhur nuk do të heq dorë lehtë me vështirësinë e parë që del përpara.

Bricjapi

Mund të mos jetë dita më e mirë, por sa i përket aspektit të dashurisë mund të jetë shumë përfituese. Vjen një moment, kur është shumë e rëndësishme që të mendojmë avantazhet dhe disavantazhet kur nisim një marrëdhënie të re.

Ujori

Nuk jeni naivë dhe nuk keni për të injoruar statusin financiar të personit me të cilin do të bini në dashuri. Ju mendoni se keni nevojë për para për të jetuar dhe se marrëdhënia më e mirë mund të vuajë nga mungesa e saj.

Peshqit

Sot do të realizoni një ëndërr. Nëse jeni me fat do të kaloni momente të mrekullueshme me partnerin/en. Prandaj duhet të siguroni që të bëni një atmosferë sa më të ngrohtë për të.

Grupi

AktualitetMË shumë

Showbiz

KulturëMË shumë

KurioziteteMË shumë

LifestyleMË shumë