Brazili do të nisë sot Kupën e Botës duke luajtur ndaj Zvicrës së shqiptarëve. Favorit në sfidën që do të nisë në orën 20:00 në Rostov është natyrisht skuadra braziliane, por ajo zvicerane nuk humbet ndeshjen e parë prej në 4 botërorët e fundit. Vëmendja do të jetë te Neymar, i cili është rikthyer nga dëmtimi, por për trajnerin Tite nuk është ende në 100% të formës. Në takimet miqësore realizoi 2 gola.

Valon Behrami, futbollist i Zvicrës : 

Neymar është një nga lojtarët më të mirë në botë. Uroj që të jetë në një ditë të keqe. Në duel ai është i pandalshëm, por ne duhet ta ndalim së bashku si ekip”.

E vetmja përballje në një botëror mes Brazilit dhe Zvicrës është ajo e vitit 1950 që u mbyll në barazim 2 – 2.

Sot nis rrugëtimin në botëror edhe Gjermania që vjen si kampione në fuqi. Meksika është kundërshtari i parë që do të përballet në orën 17:00 në Moskë. Ndeshjet përgatitore shfaqën probleme te skuadra e drejtuar nga Low, ku arritën të merrnin vetëm 1 fitore. Në finalet e botërorit këto skuadra janë ndeshur vetëm 1 herë në vitin 1998, në takimin e fituar nga Gjermania me rezultatin 2 – 1.

Tv Klan