Sot nis faza e grupeve në Champions

Sot nis faza e grupeve në Champions

12:06 17/09/2019

Dortmund – Barça dhe Napoli – Liverpool, sfidat më tërheqëse

Champions League nis sot fazën e grupeve ku 32 ekipe do të kërkojnë trofeun më të rëndësishëm për klube në kontinent. Ndeshje interesante që në ditën e parë ku veçohet ajo mes Borussia Dortmund dhe Barcelona.

Katalanasit përfshinë në listën e të grumbulluarve edhe kapitenin Lionel Messi, por trajneri Ernesto Valverde tha se do të vendoset vetëm para takimit nëse do të luajë ose jo.

Një përballje e fortë parashikohet edhe ajo mes Napoli dhe ekipit kampion në fuqi të Europës, Liverpool. Elseid Hysaj nuk është grumbulluar nga trajneri Carlo Ancelotti për shkak të problemeve fizike.

Skuadra italiane e ka një humbje në këtë sezon të Serie A, ndërsa ajo angleze ka fituar 5 nga po aq sfida të luajtura në Premier League. Ndeshjet e fazës së grupeve do të zgjasin deri në muajin Dhjetor.

Tv Klan

Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori