Liga e Kombeve që në ditën e parë do të ketë një ndeshje si një finale. Gjermania do të presë kampionen e Botës në fuqi Francën në orën 20:45 në Mynih. Trajneri Didier Deschamps kërkon të largojë vëmendjen nga ai sukses për tu përqendruar te turneu i ri.

Didier Deschamps, trajner i Francës :

Nëse ka shumë eufori do ta largojmë shpejt. Jemi përgatitur me seriozitet. Gjermania ishte mes favoriteve në botëror, por nuk i shkoi mbarë, por gjithësesi mbetet një ekip i një niveli të lartë.

Zhgënjimi duhet kaluar te përfaqësuesja gjermane dhe të shfaqen sërish vlerat që ka grupi.

Joachim Low, trajner i Gjermanisë:

Jam i sigurtë që kemi ende cilësi, por duhet ta tregojmë në fushë. Jam i sigurtë që futbollistë di të japin maksimumin për të zhvilluar një ndeshje të bukur.

Sot do të luhen edhe takime të tjera në divizionet më të ulëta, ku mund të veçohen Çeki – Ukrainë dhe derbi britanik Uells – Irlandë. Liga e Kombëve është një mundësi më shumë për tu kualifikuar në finalet e Europianit.

Tv Klan