Kuvendi i Shqipërisë po diskuton në këto momente raportin e komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit të republikës Ilir Meta.

Në fjalën e tij gjatë prezantimit të gjetjeve të hetimit, kreu I këtij komisioni, Alket Hyseni tha se presidenti me veprimtarinë e tij ka kryer disa shkelje të rënda të kushtetuese, duke cenuar rëndë parimin e ushtrimit të  sovranitetit nga ana e popullit dhe është sjellë arbitrarisht me pushtetin. Gjithashtu ai tha se kreu i shtetit ka ndërhyrë në mënyrë të njëanshme në fushatë elektorale dhe ka nxitur akte dhune.

Fillimisht Kuvendit pritet të miratojë raportin e komisionit hetimor dhe më pas edhe projektvendimin “Për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës për shkak të shkeljeve të rënda të Kushtetutës”.

Miratimi I këtij vendimi kërkon shumicë të cilësuar prej 94 votash, çka mazhoranca e majtë mund ti sigurojë vetëm nëse këtë nismë do e mbështesin edhe deputetët e opozitës.

Vendimi i Kuvendit më pas duhet të shkojë për shqyrtim edhe në Gjykatën Kushtetuese, ku kërkohen  minimalisht 5 vota që ai të miratohet dhe që përfundimisht Ilir Meta të largohet nga detyra e kreut të shtetit.  

Tv Klan