Komiteti i Ekspertëve pritet të mblidhet sot në lidhje me masat kundër Covid-19. Deri tani mësohet se Komiteti mund të lë në fuqi masat që janë sot, por ekspertët ditët e fundit kanë sugjeruar dhe shtrëngim të mëtejshëm të masave.

Edhe disa prej anëtarëve të Kometit ditët e fundit janë shprehur se këto masa që janë në fuqi nuk kanë dhënë efekte dhe duhet të ketë masa më të forta.

Tashmë në fuqi janë disa masa duke filluar nga ndalimi i lëvizjes as orës 20:00 e deri tek mbyllja e bareve e restoranteve pas kësaj orë.

Masat që janë në fuqi të marra në datën 10 Shkurt nga Komiteti i Ekspertëve:

Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune për një periudhë 14 ditore, duke filluar nga dita e enjte, datë 11 Shkurt – 25 Shkurt.

Ndalimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, lokaleve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery), duke filluar nga dita e enjte, datë 11 Shkurt- 25 Shkurt.

Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesmen e zonat e riskut të lartë, ku përfshihen bashkitë: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, do të aplikojnë skenarin e tretë, pra mësimin online për periudhën 11 Shkurt – 26 Shkurt.

Sezoni i provimeve për universitetin rekomandohet të zgjatet, për të siguruar kombinimin e provimeve online dhe në auditor, për lëndët që kërkojnë prezencë, sipas vlerësimit të bërë nga MASR, duke zbatuar rreptësishtë protokollet anti-Covid./tvklan.al