Parlamenti i Maqedonisë do të votojë sot për t’i hapur rrugë ndryshimeve kushtetuese që mundësojnë vënien në zbatim të marrëveshjes me Greqinë për emrin.

Orët e fundit, shumica qeverisëse ka zhvilluar negociata intensive për të bindur deputetë të opozitës të mbështesin marrëveshjen, për të arritur 80 votat e nevojshme.

Të enjten, kryeministri Zoran Zaev tha se shpresonte shumë që votat do të siguroheshin.

Ai u bëri thirrje deputetëve të opozitës të mbështesin integrimin në NATO dhe Bashkimin Europian.

Megjithatë, VMRO-DPMNE ka qëndruar e palëkundur në vendimin e saj për të mos e mbështetur marrëveshjen që e konsideron anti-kombëtare.

Nëse parlamenti dështon t’i hapë rrugë ndryshimeve kushtetuese, Maqedonia mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Tv Klan