Do të zhvillohet në Bruksel në orën 10:30, në takim edhe përfaqësuesi i BE Josep Borrelli

Vazhdon sot në orën 10:30 në Bruksel dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit, me pjesëmarrjen e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

Së pari dy udhëheqësit do të priten në takime të ndara duke filluar nga ora 9:30 nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë Josep Borrell.

Pas takimeve të ndara, takimi trepalësh pritet rreth orës 10:30, ku do të jetë i pranishëm edhe përfaqësuesi i posaçëm për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajcak.

Bashkimi Europian që është ndërmjetësi kryesor i dialogut, deklaroi para takimit se do të vazhdojë procesi i filluar që në vitin 2011, duke hedhur poshtë kërkesën e kryeministrit të Kosovës Kurti, për riformatim të dialogut.

Klan News