Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj do të paraqiten sot në seancën e radhës në Dhomat e Specializuara të Gjykatës së Hagës. Mediat në Kosovë bëjnë me dije se seanca kundër dy krerëve të Organizatave të Veteranëve të Luftës së UÇK do të zhvillohet në orën 11:00.

Dy krerët e organizatave të veteranëve po mbahen në paraburgim që nga viti i kaluar dhe mbi ta rëndojnë akuza për pengimit të administrimit të drejtësisë.

Sipas prokurorisë speciale, Gucati dhe Haradinaj, në Prill dhe Shtator 2020, hodhën për dëshmitarët që bashkëpunojnë me Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe persona tjerë, ndaj dhe për ta u vendos masa e arrestit në burg.

Prokuroria i ngarkon ata për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Gucati dhe Haradinaj u arrestuan në Shtator të vitit të kaluar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, me mbështetjen e EULEX-it dhe policisë së Kosovës dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë./tvklan.al