Sot prej orës 19:00 në Elbasan do të luhet ndeshja për vendin e tretë dhe të katërt në Kategorinë Superiore.
Finalja e vogël do të jetë derbi mes Dinamos dhe Partizanit. Këto skuadra do të përballen për të pestën herë këtë sezon, ku në sfidat e mëparshme secila ka nga 1 fitore, ndërsa dy takime janë mbyllur në barazim.
Finalja për titullin kampion ajo mes Egnatias dhe Vllaznisë do të zhvillohet të hënën në mbrëmje në Arenën Kombëtare.
Tv Klan