Sot jemi zyrtarisht në stinën e lulëzimit. Në orën 5:50 min të 20 marsit është verifikuar ekuinoksi i Pranverës duke shënuar sot pikërisht një barazi totale mes ditës dhe natës, 12 orë secila.

Dy ekuinokset, ai i Pranverës dhe i Vjeshtës, korrespondojnë me një event astronomik të saktë, që latinët i dhanë emrin aequinoctium, pra, nata e njëjtë, pavarësisht se ka diferenca të vogla.

Kalendari Gregorian që është në fuqi, përbëhet nga 365 ditë, por nuk pasqyron me saktësi të plotë vitin tokësor, domethënë kohëzgjatjen e saktë të orbitës së Tokës përreth Diellit, që është 365 ditë, 6 orë, 9 min e 10 sekonda.

Për kompensimin e kësaj kohe, zgjidhja më e mirë ishte aplikuimi i viteve të brishtë, pra shtimi i një dite në fund të Shkurtit, çdo katër vjet.

Klan Plus