Sot do të shpallet fituesi i Topit të Artë. Pretendent edhe për këtë herë përflitet se është Kristiano Ronaldo.

Një tjetër sukses i portugezit do ta barazonte me Lionel Mesin, i cili numëron 5 trofe të tillë.

Në finale janë 30 futbollistë dhe renditja e tyre do të nisë të publikohet prej orës 16:00 deri në shpalljen e fituesit sot në mbrëmje.

Topi i Artë është trofeu më i vlerësuar individual dhe dorëzohet nga revista “Francë Futboll” prej  1956. Për disa vite ishte një bashkëpunim mes kësaj reviste dhe FIFA-s.

Tv Klan