Analisti Mark Marku, i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan komentoi protestën e sotme të studentëve.

Marku u shpreh se rinia është e pakënaqur, duke shtuar se kjo revoltë sot shpërtheu.

Kishte një kritikë edhe për lëvizjen e studentëve, duke theksuar se duhet që të ketë kërkesa më të artikuluara e organizim më të mirë.

Mark Marku: Ka kanënaqësia tek rinia. Mënyra sesi shpërthen kjo pakënaqësi është e paparashikueshme. Sot shpërtheu. Duhet të analizojmë thelbin: Pse rinia shqiptare ndodhet në shesh për 4 muaj.

Ka një numër të pafundëm pakënaqësish qytetarësh dhe ka mungesë perspektive, që sjell gjendje shqetësuese. Kur në shoqëri ka shumë probleme, diku do të shpërthejë. Mungesa e perspektivës rrit depresionin e popullsisë.

Prsh të jesh i ri, të bësh një shkollim të vështirë dhe pastaj nuk dinë se ku do të shkosh. Vërtetë jashtë jetojnë me qira, por kanë një stabilitet ekonomik. Jashtë vendit ka edhe politika sociale, që në Shqipëri mungojnë. Teksti i studentëve duket një tekst revolte ndaj realitetit.

Nëse sistemi nuk e ndërton perspektivën, vetë rinia duhet ta ndërtojë të ardhmen. Në katër muaj, lëvizja duhet të ishte më e organizuar.

/tvklan.al