Vuçiç: Marrëveshjet i sjellin zhvillim vendeve tona

Mbahet sot në Tiranë samiti i “Minishengenit” i Ballkanit Perëndimor.

Liderët e Ballkanit vizituan mëngjesin e së shtunës Durrësin, si një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit. Aty Ramës, Zaevit dhe Vuçiçit iu bashkua edhe Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, i cili kishte konfirmuar më parë pjesëmarrjen në këtë samit.

Ndërkohë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombi” qytetarët mbajtën një protestë kundër ardhjes së President Vuçiç në Shqipëri.

Kryeministri Rama priti dje pasdite presidentin e Serbisë, Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë se Veriut, Zaev.

Në një intervistë për mediat serbe, Vuçiç theksoi se, takimi i radhës do të mbahet në fund të Janarit në Beograd.

“Unë jam vërtetë i kënaqur me bisedat që kam pasur me zotin Zev dhe zotin Rama. Kjo që po bëjmë është një rrugë vizionare për vendet tona”, deklaroi Vuçiç për mediat serbe.

Ndërsa Zaev theksoi pas takimit se, Maqedonia e Veriut do të mbështesë Shqipërinë për të rikuperuar dëmet nga tërmeti tragjik. Ai e konsideroi solidaritetin e vendeve fqinje, një shembull të mirë të asaj që mund të bëjë rajoni kur bëhet bashkë.

Në qendër të diskutimeve në këtë samit do të jenë çështjet që lidhen me krijimin e mundësisë për lëvizjen e lire të qytetarëve e mallrave. Në këtë samit ka refuzuar pjesëmarrjen presidenti i Kosovës, Thaçi.

Tv Klan