Dita e së vërtetës më në fund ka ardhur. Pas një beteje “kokë më kokë” që zgjati 37 javë, Napoli dhe Interi do mësojnë verdiktin e sezonit 2024-2025. Për herë të 28-të në historinë e Serie A, Scudetto do të jepet në minutën e fundit, me një duel në distancë të gjatë dhe që njëkohshëm premton të jetë emocionues.

Skuadra e Conte-s do të presë Cagliari-n në “Maradona”, ndërsa Inzaghi ka udhëtuar drejt Como-s, kundërshtarë që nuk kanë ambicie në renditje. Derbi në distancë prej më shumë se 800 kilometrash, ku asnjëri nga teknikët italianë nuk do të jenë në pankinë.

Napoli ka në dorë fatin e sezonit, me titullin e katërt në histori që është më pranë se kurrë. Tre pikë do të jenë të mjaftueshme për të larguar të gjithë fantazmat e dështimit, ndërsa një tjetër rezultat do i gëzonte vetëm në rast se Inter pëson humbje përballë Como-s. Por me vetëm një pikë që ndan Napolin kryesues dhe Interin ndjekës, në Itali po përgatiten edhe për mundësinë që dy ekipet ta mbyllin sezonin me pikë të barabarta.

Një rezultat që do të kërkonte një ndeshje shtesë për të përcaktuar kampionin. Skenar që do të shtonte akoma dhe më shumë emocionet, me Interin dhe Napolin që më pas do të zbrisnin në fushë përballë njëri-tjetrit për të vulosur se ku do të shkojë Scudetto.

Klan News