Maqedonia e Veriut takim me historinë, sfidon në Amsterdam Holandën

Dita e sotme premton spektakël në dy grupet B dhe C të Euro 2020. Në orën 18:00, Maqedonia e Veriut luan takimin historik në “Johan Krëjf” në Amsterdam përballë Holandës. Kombëtarja e Angelovski tenton të marrë pikën e parë ndaj skuadrës tulipane që e kanë siguruar tashmë kualifikimin në raundin e 1/8-ave.

Ukrainë-Austri është një tjetër përballje që shihet me mjaft interes, me dy kombëtaret të cilat janë në garë për një biletë në raundin tjetër. Barazimi mes tyre do i jepte shpresa për tu kualifikuar edhe si e treta më e mirë në 6 grupet e Europianit.

Mbrëmja rezervon një sfidë tepër të fortë mes Belgjikës dhe Finlandës. Në stadiumin e Shën Petersburgut finlandezët tentojnë të sigurojnë të paktën 1 pikë, ndërsa Belgjika kërkon t’i bashkëngjitet Italisë me 3 fitore në grup. Rusi-Danimarkë është një tjetër 90 minutësh që premton spektakël, me të dy kombëtaret që janë ende në lojë për të kaluar më tej.

Klan News