30 mijë maturantë do t’i nënshtrohen provimin me zgjedhje

Provimi i fundit i Maturës Shtetërore do të zhvillohet ditën e sotme.

Në një lidhje direkte për Klan News, gazetarja Ermelinda Hoxhaj, raporton se lënda me zgjedhje më e preferuar nga maturantët edhe këtë vit është Biologjia pasi pjesa më e madhe e studentëve të ardhshëm synojnë degët e Mjekësisë.

Më tej renditet lënda e Ekonomisë për ata që preferojnë Fakultetin Ekonomik dhe për ata që synojnë degët sociale, zgjedhja në masë të gjerë është lënda e Qytetarisë dhe Socialogjisë.

Ermelina Hoxhaj: Biologjia është një ndër lëndët që zgjidhet më shumë nga maturantët. Më tej, renditet Ekomonika dhe më pas është dega e Sociologjisë dhe Qytetarisë duke qenë se një pjesë e maturanatëve synojnë degët sociale. Po ashtu, është edhe TIK-u që synohet.

Provimit me zgjedhje do t‘i nënshtrohen rrreth 30 mijë maturantë./tvklan.al