Gareth Southagate është emri që i është shtuar së fundmi listës së trajnerëve që mund të marrin drejtimin e Manchester United verën e ardhme.

Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, trajneri i përfaqësueses angleze të futbollit shihet si një alternative e mundshme në rast se klubi dështon të arrijë marrëveshjen e me trajnerin e Tottenham, Mauricio Pocetino, i cili është në krye të listës.

Argjentinasi akoma nuk ka vendosur për destinacionin e tij të radhës, kjo për faktin se është kontaktuar edhe nga gjigandët spanjollë të Real Madrid.

Southgate firmosi rinovimin e kontratës më përfaqësuesen e “Tre Luanëve” deri në vitin 2022 pas paraqitjes së mirë në botërorin e Rusisë. Kjo e bën të vështirë, por jo të pamundur kalimin e tij në “Old Traford” pasi një klub si Machester United është vështirë të refuzohet. Megjithatë Southgate nuk është e vetmja alternativë.

Ole Gunar Solskjaer ka fituar të gjitha ndeshjet nën drejtimin e ‘demave të kuq’që kur mori postin e trajnerit të përkohshëm. Skuadra ka ndryshuar fytyrë më ardhjen e norvegjezit, por kjo akoma nuk i ka bindur drejtuesit e klubit t’i besojnë drejtimin e skuadrës për një periudhë afatgjatë. Por edhe ai është një opsion që po merret në konsideratë.

Një tjetër alternativë është edhe  Zinedine Zidane, i cili po mendon tu japë fund pushimeve pas dorëheqjes nga Real Madrid. Pjesë e listës është edhe emri i Diego Simeones.

Klan Plus