Trajneri 51 vjeçar u shpërblye për punën e bërë ë 5 vite, ku e çoi kombëtaren në finalen e Euro 2020

Gareth Southgate ka firmosur një kontratë të re tri vjeçare si trajner i Anglisë. Ai do të qëndrojë në stolin e “tre luanëve” përtej Kampionatit Europian që do të zhvillohet në verën e 2024-ës. Edhe ndihmësi i tij Stiv Holand rinovoi.

Southgate është trajneri më i suksesshëm në kombëtare që nga viti 1966, kur tekniku Alf Ramsej fitoi Kupën e Botës.

Federata e Futbollit e shpërbleu atë për punën e bërë, që e çoi Anglinë në finalen e Euro 2020.

Gjithashtu nën drejtimin e tij, Anglia shkoi në gjysmëfinalet e Kupës së Botës në Rusi në 2018.

Ai do të paguhet rreth 5 milionë Paund në vit, nga 3 që merrte në bazë të kontratës së vjetër.

51 vjeçari do të jetë në stolin e “Tre Luanëve” në botërorin Katar 2022, e pastaj në europianin e Gjermanisë dy vite më pas.

Anglia ishte pjesë e Grupit I në kualifikueset e Kupës së Botës bashkë me Shqipërinë, të cilës i shkaktoi edhe humbjen më të thellë në këtë fazë 5-0.

Klan News