Agjencia prestigjioze e rankimeve Standard&Poor’s e ka klasifikuar sërish borxhin e Shqipërisë si të qëndrueshëm, duke vendosur notën B+.

Lajmin e ka komentuar në një status në Facebook ministri i Financave, Arben Ahmetaj. Ahmetaj thotë se agjencia vlerëson performancën fiskale të vendit dhe rritjen e qëndrueshme ekonomike.

Po ashtu ai thotë se lufta kundër informalitetit dhe Reforma në Drejtësi pritet që të reflektojnë një renditje më të lartë vitin e ardhshëm. Sipas publikimit të raportit në media, përveç vlerësimeve pozitive, Standard&Poor’s thotë se nota mund të ulet nëse vihen re deficite fiskale apo materializim të detyrimeve që vijnë nga projektet partneritet publik-privat.

Tv Klan