SpaceX ka prezantuar dizajnin e ri të kapsulës Dragon, e cila bënë të mundur që astronautët tani të kenë mundësinë të shohin pamjen jashtë.

Në një postim zyrtar të SpaceX, është publikuar dizajni i ri me mbishkrimin “Një pamje e re për ekuipazhin”. Kapsula do të ketë një xham qelqi, në të cilin astronautët mund të ulen dhe të shohin pamjen. Në këtë kapsulë mund të vendosen 7 pasagjerë në të njëjtën kohë.

Pasi përfundimit të suksesshëm të udhëtimit në stacionin hapësinor në vitin 2019, kapsula Dragon është pjesë e planit të NASA-s për udhëtime tjera në hapësirë.

Dizajni i ri i Dragon nuk është zhvillimi i vetëm i SpaceX për sot, pasi që anija SN11, e cila ishte nisur nga Boca Chica, nuk arriti ne destinacion por u rrëzua dhe shpërtheu./tvklan.al