Lëshon sot në orbitë 60 satelitë

Pasditen e kësaj të mërkure ‘SpaceX’ do të lëshojë në hapësirë 60 satelitë. Lëshimi ishte parashikuar një javë më parë, por u shty.

Kjo është pjesë e misionit ‘Starlink’ që synon të çojë internet në zonat më të vështira. Raketa “Falcon 9” do të niset nga kepi Canaveral dhe do të mbajë 60 satelitë deri në orbitë.

Për momentin, ‘SpaceX’ thotë se kushtet e motit janë 60% në favor. Ky është grupi i 10 i satelitëve të kompanisë së Elon Musk duke e çuar në 500 numrin e tyre në orbitë.

Disa astronomë kanë shprehu shqetësim në lidhje me këto satelitë.. Kjo pasi mund të kalojnë përpara një teleskopi dhe të errësojnë imazhet që ato kapin./tvklan.al