Përbërësit:

400 gr spageti

100 gr rukola

100 gr fileto pule

50 gr pomodorini

50 gr djathë kaçkavall

10 gr gjalpë

2 kunguj jeshil

Hudhër

Kripë

Piper

Përgatitja:

Fillimisht i heqim lëkurat kungujve. Pjesën e brendshme të kungullit e vendosim në blender, shtojmë vaj ulliri, hudhra, kaçkavall të grirë, rukola dhe i grijmë të gjitha bashkë derisa të bëhen pesto. Presim në feta të holla lëkurat e kungujve dhe në kubikë fileton e pulës. Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim fillimisht fileton e pulës, shtojmë më pas qepën, kungujt jeshilë dhe pomodorinit. Pasi skuqen për shtojmë pak nga lëngu i makaronave. Në fund fare shtojmë edhe spagetit dhe i lëmë të ziejnë të gjitha bashkë. Pasi i heqim nga soba shtojmë edhe peston me rukola, i përziejmë dhe janë gati për t’u servirur.

/tvklan.al