Përbërësit:

250 gr merluc

100 gr karkalec

80 gr tul buke

70 gr djathë i grirë

30 gr gjalpë

2 bustina shafran

2 lugë vaj ulliri

1 thep hudhër

1 vezë

1 teke konjak

Kripë

Piper

Përgatitja:

Vendosim fillimisht tulin e bukës në mikser, shtojmë 1 vezë, kripë, piper, vaj ulliri dhe i përziejmë bashkë. Shtojmë më pas shafran dhe fileto merluci të grira. Pasi i përziejmë të gjitha bashkë, brumit i japim formën e qofteve.

Vendosim një tenxhere me ujë që të vlojë dhe ziejmë në to makaronat.

Në një tigan me pak vaj ulliri dhe hudhër skuqim karkalecat, i shuajmë me konjak dhe në të njëjtin tigan shtojmë edhe qoftet me bukë dhe merluc. Më pas shtojmë edhe makaronat dhe i lemë të ziejnë për pak të gjitha bashkë që të lidhen dhe është gati për tu servirur.

/tvklan.al