Spaho këshillon Ballukun: Rama burrë i mençur, ta ka lënë ty marrëveshjen, kujdes çfarë firmos

Spaho këshillon Ballukun: Rama burrë i mençur, ta ka lënë ty marrëveshjen, kujdes çfarë firmos

15:29 24/11/2022

Gjatë Kuvendit të ditës së sotme, deputeti i PD-së Edmond Spaho i jep një këshillë ministres Belinda Balluku dhe ministres së financave ku i thotë mos zbatojnë qorrazi porositë e Edi Ramës sepse ai nuk i firmos vetë letrat si në rastin e Portit të Durrësi dhe të kenë kujdes sepse mund të bëjnë vite burg për këtë çështje.

Edmond Spaho: Një këshillë ua jap juve dhe ministres së Financave. Një i afërmi juaj ka pasur një histori tragjike sepse zbatonte qorrazi porositë e Enverit për të vrarë dhe prerë. Mos zbato qorrazi porositë e Edit edhe ti edhe ministrja e Financave. Edi është burrë i mençur pavarësisht replikave që bëjmë. Nuk i firmos letrat vetë, këtë marrëveshje ta ka lënë ty dhe ministres së Financave ta firmosni. Prandaj ki kujdes dhe shiko sa vjet burg mund të bësh për këtë çështje. Më vjen keq, nuk ta uroj por ta këshilloj, mos zbato qorazi porositë e Edit.

Belinda Balluku: Mondi, meqë më quan Bela i bie që jemi shok se kështu i bie, ti Bela, unë Mondi. Mondi qetësohu, frymëmarrje e thellë, qetësohu, dëgjo, unë të dëgjova. Ç’është kjo pikë e zezë kështu duke u çmendur. U bë hera e disatë që më përmend gjyshin. I dashur Mondi edhe më përmënd familjarët edhe çirresh. Mondi në respekt të thinjave të lutem, t’i nuk po më ruan dot sepse ti nuk ruhesh nga Saliu, le nam.

Saliu është në shtëpi duke ngrënë dhe duke bërë pushim, merr serumin, ti bën zhurmë këtu, u torturove. Më dëgjo me vëmendje se kë hyrë në familjen time, tani qetësohu seriozisht, më ke hyrë në shtëpi. Nuk jam ngatërruar as me babain tënd, s’jam ngatërruar as me pikturat e tua, nuk jam ngatërruar as me fëmijët e tu, u bë hera e disatë që merreni me gjyshin tim.

Qetësohu dhe merre me qetësi jetën se nuk të bën mirë, edhe ngjyra që merr është e rrezikshme, bëhesh lejla dhe tregon që ke tension. Është hera e disatë që po merreni me familjen time.

Unë të dashur opozitarë jam shumë krenare për mbiemrin që mbaj sepse sa herë që dal në rrugë sot e kësaj dite njerëzit e respektojnë familjen time dhe nuk është një gjë për të më goditur se sa herë e përmendni vetëm më shtoni pikët politikisht. Kështu që nuk më prekni fare tek kjo pjesa. Ka filluar dhe babi im të fitojë imunitet, i kam shpjeguar se ju e bëni këtë sepse nuk keni gjë tjetër se çfarë të bëni me mua.

Familja ime është një nga familjet më të nderuara në Tiranë dhe gëzon e sot e kësaj dite respekt dhe nuk e njollosni dot ju. /tvklan.al





Të ngjashme