14 persona të njohur nga autoritetet për lidhjen e tyre me krimin u dërguan në gjyq nga Prokuroria e Posaçme për akuzat e sigurimit të kushteve për vrasje si pjesë e një grupi kriminal, armëmbajtje pa leje apo edhe kanosja e një gjyqtari.

Me anë të një njoftimi zyrtar, SPAK thotë se ka arritur të dokumentojë nëpërmjet komunikimeve të zbardhura nga aplikacioni Sky, përfshirjen e tyre në 6 plane vrasjesh. Mes të dërguarve në gjyq janë Emiljano Shullazi, Leonard Duka, Gjergj Cukali, Astrit Avdyli apo edhe Xhelal Rraja.

Ngjarjet për të cilat ata të akuzohen janë përpjekjet për të vrarë vëllezërit Durim e Valter Bami, Preng Gjinin. Planin e thurur për vrasjen e Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit, Elvis Gaçajt e Altin Gegës, Fatmir e Armand Hysenit dhe të ish-deputetit Arben Ndoka.

Në këtë dosje të quajtur “Revanshi”, SPAK zbuloi përplasjet e disa grupeve kriminale dhe përpjekjet e tyre për eleminimet e kundërshtarëve gjatë viteve 2020-2021.

Ndërkohë, po në kuadër të këtyre hetimeve u dokumentua kanosja e bashkëshortit të një gjyqtare në Gjykatën e Posaçme të Apelit, armëmabjtje pa leje të një prej personave të konsideruar pjesë e një grupi kriminal si dhe organizimi për të futur ilegalisht në Shqipëri.


TË PANDEHUR

Emiljano Shullazi

Leonard Duka

Gjergj Cukali

Astrit Avdyli (alias Astrit Balliu, alias Astrit Sulejmani)

Naim Stafuka

Blerim Abazi (alias Blerim Gashi)

Besian Xhixha

Enver Diva

Robert Laçi

Drianto Bardhi

Viktor Imeraj (alias Viktor Bajraktari)

Satilno Basho

Xhelal Rraja

Miri Bruli


NGJARJET PËR TË CILAT AKUZOHEN

  1. Të pandehurit Astrit Avdyli, Emiljano Shullazi dhe Blerim Abazi, gjatë muajve Janar-Korrik 2020 dhe i pandehuri Naim Stafuku, gjatë muajit Gusht 2020 në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasve Durim Bami dhe Valter Bami.
  2. Të pandehurit Besian Xhixha, Enver Diva dhe Robert Laçi në bashkëpunim me persona të tjerë, gjatë muajve Gusht-Shtator 2020 kanë siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Preng Gjini.
  3. Të pandehurit Leonard Duka dhe Drianto Bardhi, në bashkëpunim me persona të tjerë, gjatë muajve Qershor-Shtator 2020, të drejtuar nga i pandehuri Leonard Duka kanë siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasve Ervis Martinaj dhe Erigers Mihasi.
  4. I pandehuri Gjergji Cukali, në bashkëpunim me persona të tjerë, gjatë muajve Korrik-Shtator 2020, kanë siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasve Elvis Gacaj dhe Altin Gega.
  5. I pandehurit Viktor Imeraj, gjatë muajve Qershor-Dhjetor 2020, si dhe i pandehuri Satilno Basho, gjatë muajve Mars-Maj 2021, kanë siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasve Fatmir Hyseni dhe Armando Hyseni.
  6. I pandehuri Xhelal Rraja, në bashkëpunim me persona të tjerë, gjatë muajit Janar 2021 kanë siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Arben Ndoka.

Tv Klan