Prokuroria e Posaçme dërgoi në gjyq avokatin Petraq Semani me dyshimet se ka ushtruar ndikim të paligjshëm për një çështje në Gjykatën e Korçës në vitin 2019.

Referuar njoftimit zyrtar të SPAK, Semani i ka marrë klientit dhe familjarëve të tij një vlerë monetare prej 25 mijë eurosh duke u premtuar se do të ushtronte ndikim tek gjyqtarët për masën e dënimit gjatë rigjykimit të çështjes.

Ai është filmuar duke marrë një pjesë të vlerës monetare nga klientët.

Tv Klan