SPAK i kthen përgjigje Presidentit Meta: Emrat e propozuar nuk janë në regjistrin e veprave penale

Pas Prokurorit të Përgjithshëm, edhe struktura e posaçme anti-korrupsion i ka kthyer përgjigje presidentit Ilir Meta lidhur me kërkesën e informacionit për ministrat e kabinetit “Rama 3” , nëse dikush prej tyre është nën hetim.

SPAK thotë se asnjë prej emrave të paraqitura nga presidenti nuk është i regjistruar si person nën hetim në regjistrin e njoftimit të veprave penale të Prokurorisë së Posaçme.

Meta, me anë të një shkrese zyrtare kërkoi që Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK t’i vinte në dispozicion çdo të dhënë në lidhje me proceset hetimore apo penalë që mund të ishin nisur për ministrat e propozuar.

Meta kërkonte që përgjigja nga Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK të kthehej sa më shpejt në mënyrë që të mund të shprehej për emërimet brenda shtatë ditëve, siç edhe e kërkon procedura.

Presidenti Meta ka dekretuar deri tani Edi Ramën si kryeministër për qeverinë e re. Lëvizja e kreut të shtetit erdhi pasi Rama i dëgoi Metës emrat e kabinetit të ri.

Si përbëhet qeveria e re e Ramës

Zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj

Ministri për Punët e Jashtme dhe Europën, Olta Xhaçka

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja

Ministri i Punëve të Brendshme, Bledi Çuçi

Ministri i Financave, Delina Ibrahimi

Ministri për Infrastrukturën, Belinda Balluku

Ministri i Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu

Ministri i Arsimit, Evis Kushi

Ministri i Kulturës, Elva Margariti

Ministria e Bujqësisë, Frida Krifca

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro

Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali

ministre e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali

Ministre e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi

Ministre e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, Milva Ekonomi.

/tvklan.al