Prokuroria e Posaçme është duke kryer hetime intensive për sa i përket dosjes “Ndragheta” të mbërritur një javë më parë në institucionin e akuzës.

Burime jo zyrtare nga SPAK për Klan News, bëjnë me dije se prokuroria ka kërkuar shkresa nga Agjencia e Prokurimit Publik, për hetimin e nisur pas përgjimeve në Itali.

Sipas informacioneve SPAK ka kërkuar listën e tenderave që janë dhënë nga viti 2013 e deri më sot. Mësohet se hetuesit kanë kërkuar informacion mbi tenderat qe përmenden në përgjime

Ndërkohë SPAK ka marrë  listën e përkthyesve  në Ministrinë e Drejtësisë për të përkthyer në shqip materialet e dosjes së “Ndrangheta-s”.

Klan News