Publikohen pamjet e makinave luksoze të bllokuara nga OFL

Struktura e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit i ka dorëzuar Gjykatës Speciale 5 dosjet e para nga 24 të mbërritura deri tani.

Hetuesit e SPAK i kërkojnë gjykatës që të vendosë nën sekuestro 4 banesa dhe 2 mijë metra katrorë tokë në Shkodër si dhe dy automjete, njëra prej tyre e blinduar.

Por prokurorët i kanë kërkuar policisë që të kryejë veprime shtesë hetimore për disa nga këto dosje, ku kërkohet sekustrimi i pronave të vendosura në shënjestër nga OFL.

Gjykata ka 15 ditë kohë nga kërkesa që të vendosë për sekuestron apo jo të këtyre pasurive.

Që nga nisja e aksionit Forca e Ligjit më 3 Shkurt, policia ka shpërndarë një video, ku shfaqen mjetet luksoze që janë sekuestruar deri tani.

Bëhet fjalë për makina të prodhimit të viteve të fundit si Mercedes-Benz, Audi, BMW Range Rover, disa prej të cilave janë të blinduara.

Tv Klan