Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i është shtuar një akuzë tjetër për fshehje të ardhurash. Klan News raporton se Xoxa është marrë nën hetim edhe për këtë akuzë nga SPAK, por nuk bëhet e ditur për çfarë episodi.

Xoxa po hetohej deri më tani për korrupsion pasiv në 9 episode, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Ajo është nën masën e sigurisë detyrim paraqitje dhe ndalim i daljes jashtë shtetit.

Ndryshe për bashkëshortin e saj. Kryebashkiaku Erion Veliaj vijon të jetë nën masën e sigurisë arrest me burg për dyshimet se është përfshirë në korrupsion dhe pastrim parash. Këto akuza ai i ka mohuar në disa reagime publike, por edhe para gjykatës./tvklan.al