Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 93 vite burg në total për 10 të pandehurit që i akuzon si përgjegjës të trafikut të 485 kg kokainë nga Kolumbia në Shqipëri.
Për SPAK, Nikolin Gjolena, Devilson Çervanaku dhe Klajdi Vrioni, duhet gjenden fajtor për trafik të lëndëve narkotike në bashkëpunim si një grup kriminal dhe të dënohen me nga 12 vite burg secili. Ata konsiderohen si njerëzit kryesor në rastin e trafikut. Nga 10 vite burg u kërkua për Zenel e Viktor Çervanakun dhe Redion Meshin. Për 4 të hetuarit e tjerë, SPAK kërkoi dënime më të ulëta.
Në seancë, Prokuroria lexoi provat që sipas saj implikonin të hetuarit në skemën e trafikut e cila kryhej duke u kamufluar nëpërmjet një kompanie private si import plehu kimik. Të hetuarit u përgjuan në terren dhe nëpërmjet telefonit duke treguar dijeninë e tyre të plotë që brenda plehu kimik që dërguan në një banesë në Frakull të Fierit kishte brenda kokaine.
Për ekstraktimin e saj, referuar hetimeve ata kishin sjell në Shqipëri dy shtetas kolumbianë, njëri prej tyre i identifikuar.
KËRKESA E SPAK:
Nikolin Gjolena, 12 vite burg
Klajdi Kodra (Vrioni), 12 vite burg
Denison Çervanaku, 12 vite burg
Viktor Çervanaku, 10 vite e 8 muaj burg
Redion Meshi, 10 vite burg
Zenel Çervanaku, 10 vite burg
Bledar Matoshi, 8 vite e 4 muaj burg
Enxhi Ferhati, 8 vite burg
Marildo Rona, 8 vite burg
Julian Malaj, 2 vite burg
Tv Klan