Festim Lelaj u arrestua në 2017-n pas aksionit kur u kap me 2.5 ton kanabis

Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 17 vite burg për ish-nënkomisarin e Policisë së Fierit, Festim Lelaj, i arrestuar në 2017 për trafik droge pas sekuestrimit të 2.5 ton kanabis. Lelaj do të përfitojë ulje të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Procesi për ish-nënkomisarin u zvarrit për të paktën dy vite në gjykatë. Edhe SPAK ka hasur vështirësi me ecurinë e procesit për shkak të ndryshimit të gjyqtarëve.  

Lelaj akuzohet për trafikim të narkotikëve, grup i strukturuar kriminal, kryerja e veprave penale nga organizata kriminale. Për të njëjtën çështje janë dënuar më parë dhe Emiljano Çili, me 12 vite dhe Artur Riza, po me 12 vite, por në mungesë, për të njëjtat vepra penale.

Klan News