SPAK kërkon 2 vite burg për Adriatik Llallën



SPAK kërkon 2 vite burg për Adriatik Llallën

14:37 19/03/2021

Ish-prokurori i përgjithshem akuzohet për deklarim të rremë të pasurisë  

Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka kërkuar 2 vite burg për ish-prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla.

Por për shak të gjykimit atij i ulet 1/3 e dënimit çka do të thotë se SPAK kërkoi 1 vit e 4 muaj burg. Prokuroria ka kërkuar edhe dënim plotësues, që për 5 vite Adriatik Llalla të mos ushtrojë asnjë funksion publik. 

Ish-prokurori i përgjithshëm akuzohet për veprën penale të “deklarimit të rrem të pasurisë. SPAK thekson se ka të paktën 3 episode të faktuar ku Llala nuk ka deklaruar saktë pasurinë e tij. 

Zyrtari i lartë i drejtësise nuk është paraqitur asnjëherë në gjykatë për procesin që po zhvillohej ndaj tij. Hetimet për Adriatik Llalën kanë nisur më 26 mars të 2018 nga prokuroria e Durrësit dhe më pas dosja u trasferua në ish-prokurorinë e Krimeve të Rënda. 

Ish-prokurori i përgjithshëm u dyshua për 4 vepra penale si ajo e shpërdorimit të detyrës, korrupsionit, pastrim të parave dhe deklarimti të rremë të pasurisë, por gjatë hetimeve këto akuza u rrëzuan. 

Prokuruoria ka kërkuar informacion edhe jashtë vendit, pasi ish kryeprokurori është ndaluar në kufirin Gjerman me një shumë të konsiderueshme parash, që u dyshuan të padeklaruara. Llalla është zytari i parë i larët për të cilin SPAK ka këkruar të dënohet me burg. 

Klan News










Të ngjashme