“Burojnë nga aktiviteti kriminal”

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka dorëzuar në gjykatë 11 kërkesat e parë ku kërkon konfiskimin e pasurive që janë sekuestruar më herët nga OFL. Prokurorët e SPAK i janë drejtuar gjykatës speciale që të konfiskojnë kompleksin “Golden” në Shijak, në pronësi të Altin Hajrit. Ky i fundit akuzohet si i përfshirë në rrëmbimin dhe zhdukjen e trupit të Jan Prengës, ngjarje kjo e ndodhur në Janar të këtij viti.

Gjithashtu SPAK ka kërkuar konfiskimin e disa banesave dhe pasuri të patundshme të disa personave nga Shkodra, të cilët dyshohen se janë bashkëpunëtor të Hajrave. Një tjetër pasuri që kërkohet të konfiskohet është edhe makina tip BMW e blinduar, në pronësi të Lulzim Berishës.

Tashmë personat që disponojnë këto pasuri kanë 6 muaj afat që gjatë gjykimit në GJKKO të sjellin prova për të justifikuar pasuritë e tyre. Deri tani asnjë nga këto pasuri që kërkohet sekuestro nuk është justifikuar nga ana e personave që janë subjekt i ligjit special. Nëse gjykata pranon kërkesën e Prokurorisë, të gjitha këto pasuri do të kalojnë në pronësi të shtetit.

Tv Klan