I dënuar për trafik droge dhe bashkëpunëtor i mafiozit italian Giovanni di Cosimo

Bledar Seferi allias Hakorja dhe familjarët e tij rrezikojnë të humbasin disa pasuri. Prokuroria e Posaçme i është drejtuar gjykatës me kërkesë, për konfiskimin e pasurive në emër të Seferit. Ai rezulton i dënuar nga drejtësia italiane për trafik drogë. Po ashtu Bledar Seferi allias Hakroja dyshohet se është bashkëpunëtor i kreu të një grupi kriminal shumë të rrezikshëm në vendin fqinj. Bëhet fjalë për Giovanni di Cosimon.

Seferi dyshohet për trafik droge nga Amerika Latine në drejtim të vendit fqinj. Bëhet fjalë për konfiskimin e një fabrike për prodhimin e plastikës ‘Rey Plastica’ që ndodhet në Durrës, arë dhe truall me sipërfaqe, rreth 6 mijë metra katror, 5 makina dhe 2 llogaritë bankare me 3.1 milionë lekë dhe 21 mijë euro. Kërkesa për kalimin në favor të shtetit të pasurive të Seferit është bërë në bazë të ligjit Antimafia.

Ai është një emër i njohur për drejtësinë tonë pasi ka qenë i skeduar për trafikim narkotikësh. Giovanni Di Cosimo dhe grupi i tij kriminal vepronin në Bari të Italisë. Ky i fundit është prangosur në dhjetor të 2018, në Durrës ku i fshihej drejtësisë së vendit fqinj, për t’u ekstraduar në Mars të 2019 drejt vendlindjes për t’u përballur me Drejtësinë. Ai akuzohej për trafik droge, rrëmbim personi dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake.

Klan News