Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për të dërguar për gjykim deputetin e Partisë Socialiste, Plarent Ndreca dhe 15 persona të tjerë, të cilët akuzohen për kryerjen e veprës penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim.
Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet dhe akuzon Plarent Ndrecën dhe 15 të pandehurit e tjerë për favorizime në shpalljen e tenderave publik në ankandet e kryera. Bëhet fjalët për një tender kur Plarent Ndreca ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme.
Ka qenë Kontrolli i Lartë i Shtetit që bëri një kallëzim me pretendimin se gjatë një tenderi për rikontruksionin e 4 komisariateve në rang vendi ka pasur abuzime dhe “fryrje” të kostove. Bëhet fjalë për komisariatin e Mirditës, Vlorës, Pogradecit dhe atij Numër 4 në kryeqytet.
Të akuzuarit e tjerë krahas Plarent Ndrecës:
Denisa Skënderajn
Blendi Kovin
Lira Kolasin
Ferdinant Tarazhin
Grida Isufin
Jonarda Qurkun
Lindita Mukajn
Silva Dautin
Denisa Klosin
Julia Hysën
Elora Kokalarin
Aida Shehin
Klejdi Meçon
Emiliano Mehmetin
Erand Rrobaçin
/tvklan.al