Akuzohet për korrupsion bashkë me Alma Kaçin

Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici dhe e dërgoi dosjen e tij në gjykatë me akuzën e korrupsionit pasiv bashkë me Alma Kaçin, ndaj të cilës rëndon e njëjta akuzë.

SPAK kërkon nga gjykata ta marrë të pandehur Gjicin me dyshimet se gjatë ushtrimit të detyrës, ai është përfshirë në korrupsion dhe nëpërmjet favoreve seksuale të përfituara nga Alma Kaçi e cila kishte për qëllim marrjen e një projekti të financuar nga Bashkia.

Hetimet për Gjicin nisën në Qershor dhe pas publikimit në rrjetet sociale dhe media të një video të xhiruar në ambientet e zyrës së tij, gjatë kryerjes së aktit intim.

Video siç rezultoi nga hetimet ishte xhiruar nga vetë Alma Kaçi. SPAK gjatë këtyre muajve hetoi edhe motivet e filmimit të kësaj video, por 40-vjeçarja ka pretenduar se e ka bërë për ta demaskuar ish-kryebashkiakun.

Sipas saj, projekti për rehabilitimin e qenve të rrugës nuk ishte real dhe ka kërkuar gjatë hetimeve pushimin e tyre.

Por SPAK thotë se fakti që Gjici, pas aktit seksual delegon veprimet për projektin e propozuar nga Kaçi, te vërtetësi i tij ka çuar në konsumimin e veprës penale të korrupsionit.

Tv Klan