Akuzohet se mori ryshfet 6 mijë euro

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në Gjykatë dosjen për gjyqtaren Mimoza Margjeka dhe 4 persona të tjerë.

Gjyqtarja e Korçës akuzohet se nëpërmjet bashkëshortit të saj, Arben Cara, ka marrë 6 mijë euro ryshfet për të liruar një të arrestuar që transportonte emigrantë të paligjshëm.

Sipas SPAK, Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe avokati Skënder Demiraj, i kanë dhënë Arben Carës shumën e parëve, që bashkëshortja e tij gjyqtare të lironte të akuzuarin Orion Bali.

SPAK thekson se ka përgjime ambientale dhe telefonike, që vërtetojnë skemën, prandaj akuzon gjyqtaren Mimoza Margjeka dhe Arben Carën për korrupsion pasiv në bashkëpunim.

Akuza e korrupsionit ndaj gjyqtarëve është ngritur edhe ndaj 3 personave të tjerë dhe do të jetë gjykata që do të vendosë tashmë. Mimoza Margjeka ndodhet në masën e sigurisë arrest shtëpie, pasi u arrestua më 9 Shtator të 2020.

Margjeka është gjyqtarja e Durrësit që nuk pranoi të certifikonte ish-kryebashkiaken e PS, të dalë fituese nga zgjedhjet e 30 Qershorit, Valbona Sakon.

Tv Klan